Francë, kërkoi dëmshpërblim si viktimë e terrorizmit, dënohet me burg

Mos i humb

Pasi nga shteti kërkoi që t’i paguhet dëmshpërblim si viktimë e sulmeve terroriste në Paris të vitit 2015, gjykata në Francë dënoi një punonjës mjekësor me dy vite burg për shkak të “tentimit për mashtrim”.

Cedric Rey më 13 nëntor të vitit 2015 pohoi se gjatë sulmeve terroriste ka qenë në sallën e koncertit Bataclan në Paris, ndërsa dërgoi kërkesë që t’i paguhet dëmshpërblim si viktimë e sulmeve terroriste.

Lidhur me rastin filluan hetimet, Rey doli para Gjykatës Penale të Versailles, dhe iu shqiptua dënimi me burg në kohëzgjatje prej dy vitesh.

Rey gjashtë muaj do t’i kalojë në burg, ndërsa 18 muajt e tjerë do ta vuaj dënimin me kusht. Gjykata vërtetoi se Rey pas sulmeve terroriste ka dhënë deklarata për mediat, në të cilat ka folur për atë se çfarë ka përjetuar gjatë sulmeve.

Megjithatë, sipas gjykatës u vërtetua gjithashtu se personi në fjalë ishte jashtë qendrës së Parisit gjatë periudhës së sulmit terrorist.

Gjykata e shpalli fajtor për mashtrim dhe e dënoi me burg. Po ashtu gjykata mori vendim që Rey t’i ofrohet mbështetje psikologjike, dhe është i obliguar në mënyrë simbolike që të paguajë 1 euro në Fondin për mbështetje të viktimave të terrorizmit.

Gjatë sulmeve terroriste në vitin 2013, në qendër të Parisit, humbën jetën së paku 130 persona, ndërsa mbi 400 të tjerë u plagosën./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit