Francë, Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm

Mos i humb

Presidenti francez Emmanuel Macron të hënën ka refuzuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Gerard Collomb, bëjnë të ditur sot mediat në Francë.

Para dy javësh Collomb paralajmëroi se pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në maj të vitit 2019 do të tërhiqet nga posti ministror dhe se në vitin 2020 sërish do të kandidohet për kryebashkiak të Lyon-it. Collomb ishte kryebashkiak i Lyon-it nga viti 2001 deri në vitin 2017.

Megjithatë, Macron refuzoi të pranojë dorëheqjen e njërit nga bashkëpunëtorët më të afërt, shkroi “La Figaro” në faqen e saj të internetit.

Dorëheqja e Collomb-it erdhi vetëm disa javë pas dorëheqjeve të dy personazheve të njohur të qeverisë së Macron-it, ministri i Ambientit Jetësor Nicolas Hulot dhe ministrja e Sportit Laura Flessel, ish fituesja olimpike./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit