Francë, numri i vdekjeve nga koronavirusi rritet në 1.995

Mos i humb

Gjithsej 297 raste të reja të vdekjeve janë regjistruar në Francë, duke regjistruar një rënie të vogël në numrin e vdekjeve nga koronavirusi në vend krahasuar me një ditë më parë.

Zyra e Shëndetit Publik në Francë njoftoi se me rastet e reja, numri i vdekjeve është rritur në 1.995.

Numri i rasteve të konfirmuara është 32.964, prej të cilëve 15.732 persona janë të hospitalizuar dhe 3.787 janë në repartet e përkujdesjes intensive.

Jerome Salomon, drejtor i përgjithshëm i shëndetësisë, njoftoi një aspekt pozitiv me numrin e personave që janë shëruar.

“Rreth 5.700 persona dolën nga spitai të shëruar”, tha Salomon, që është një rritje prej ditës së kaluar kur u shëruan 4.948 persona.

Megjithatë, kryeministri i Francës, Edouard Philippe, njoftoi se ndalimi 14-ditor i vendosur në të gjithë vendin më 17 mars do të vazhdohet deri më 15 prill.

“Është e qartë se ne jemi vetëm në fillim të valës epidemike”, tha kryeministri Philippe nga pallati Elysee, duke theksuar se ndalimi madje mund të zgjatet nëse situata e imponon atë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, nga ana e tij i bëri thirrje ushtrisë që të ndihmojë në zonat më të prekura në lindje dhe në veri të vendit, duke e konsideruar këtë “Operacioni Ripërtrirja”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit