Francë, rritet në 1.331 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Numri i të vdekurve në Francë nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka shkuar në 1.331, pasi 231 persona kanë humbur jetën nga sëmundja në 24 orët e fundit, njoftoi ministri francez i Shëndetësisë, Jerome Salomon (AA).

Salomon tha se numri i rasteve me virusin në vend është rritur në 25.233 me 2.933 të infektuar të rinj.

Ai tha se 2.827 pacientë aktualisht po trajtohen nën kujdes intensiv, prej të cilëve 59 për qind janë të grupmoshës 60 deri në 80 vjeç.

Sipas Salomon, numri i pacientëve që janë shëruar nga virusi ka shkuar në 3.900.

Salomon po ashtu theksoi se 86 për qind e viktimave nga virusi janë të moshës 70 vjeç e më lartë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit