Francë : Sipas këtij vendimi nesër nëpër xhami mund të falet namazi i Fitër Bajramit

Mos i humb

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme rikujtohet se Këshilli i Shteti ka vendosur heqjen e ndalesës për tubimin në vendet e adhurimit.

Në deklaratën e cila njofton se vendet e adhurimit janë lejuar të hapen sërish për adhurimin masiv, thuhet se ky vendim do të hyjë në fuqi me një dekret që do të publikohet në orët e ardhshme.

“Në vendet e adhurimit duhet të tregohet kujdes për distancimin social dhe rregullat e higjienës dhe është e detyrueshme vendosja e maskës dhe pastrimi i duarve me dezinfektues në hyrje”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se vendet e adhurimit që nuk zbatojnë këto rregulla mund të mbyllen me vendim të prefekturave.

Sipas këtij vendimi nesër nëpër xhami mund të falet namazi i Fitër Bajramit.

Në një deklaratë nga Këshilli Islam i Francës (CFCM) që është institucioni çati e muslimanëve në Francë, nga muslimanët u kërkua që namazin e Bajramit ta falin nëpër shtëpitë e tyre me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë Këshilli i Shtetit ka dhënë vendimin e tij se ndalesa e qeverisë më 18 maj për tubimet në vendet e adhurimit për shkak të pandemisë duhet të hiqet me arsyetimin se kjo ndalesë “shkel seriozisht dhe në mënyrë të paligjshme” lirinë e adhurimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit