Francë, vitin e kaluar janë deportuar mbi 14 mijë persona

Mos i humb

Në Francë numri i të deportuarve vitin e kaluar është rritur për 14.6 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016 dhe arrin në 14.859, bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi.

Më tej thuhet se vitin e kaluar me vullnet të tyre Francën e kanë braktisur 27.327 persona. Është regjistruar rritje prej mbi 10 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më herët.

Nga Ministria theksuan se vitin e kaluar në Francë janë dhënë 262 mijë leje qëndrimi. Prej tyre 91.070 kanë të bëjnë me bashkim familjar, ndërsa 88.095 për leje për personat që janë në Francë për studime.

Nga Zyra franceze për përkujdesje të refugjatëve (OFPRA) para dhjetë ditësh njoftuan se vitin e kaluar në këtë vend janë dorëzuar më shumë se 100 mijë kërkesa për azil.

Është regjistruar rritje prej 17 për qind në krahasim me vitin 2016. Kryesisht bëhet fjalë për persona nga Shqipëria, Afganistani, Haiti dhe Sudani./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit