Frikë nga shkarkimi? Presidenti flet për mision historik: Kur largohem nga zyra

Mos i humb

Kreu i shtetit në një bisedë të gjatë me gazetarët u pyet se nëse ai ka frikë nga shkarkimi nga posti i Presidentit. Ai tha se mandati i tij përfundon në 2022 dhe përfaqësimi i institucionit do të këtë si kryefjalë pune mbrojtjen e Shqipërisë dhe interesit të qytetarëve të saj.

“Unë  shpresoj dhe dëshiroj që të gjithë të reflektojnë për të rikuperuar të gjitha pasoja që përmenda sot dhe që kemi përmendur më parë. I bindur se rikthimi i vendit në shinat kushtetuese mund të garantojë të ardhmen europiane.

A i druhet Meta shkarkimit?

Do të punojmë së bashku deri me 24 korrik të 2022. Duhet të jeni të sigurt se gjithë ky kuadrat i presidentit është Shqipëri dhe kuq e zi.  Nuk ka asnjë shans dhe asnjë mundësi që Meta të dalë para datës nga ky institucion. Pasi është betuar se do të mbrojë rendin kushtetues dhe të ardhmen evropiane të një Shqipërie në interes të  gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Nuk do të doja të hyja në detaje, sepse jam i bindur se duke qëndruar në këtë detyrë se ju e dini më mirë se unë . Ilir Meta është për një mision historik. Të jeni të sigurt që unë do ta bëjë jo si punë, por këtë punë do ta përmbush si mision historik të padiskutueshëm”-tha Meta .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit