Fruthi përhapet gjithandej; Shqipëria po përballet seriozisht me këtë epidemi

Mos i humb

Epidemia e fruthit në Maqedoninë fqinje, rënia e temperaturave dhe sidomos mungesa e vaksinimit mund të konsiderohen një terren i favorshëm për përhapjen e kësaj sëmundjeje edhe në Shqipëri.

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 3 në Tiranë, Bruna Shiroka thotë për Tv Klan se më të rrezikuar janë fëmijët e pavaksinuar, tendencë kjo e ardhur në rritje nga viti në vit.

Shiroka shprehet: “Fakti që është në Maqedoni, ne jemi shumë pranë, për ta thënë që e kemi në prag të derës. Temperaturat e ulëta dhe ulja e tyre graduale në ditët në vijim krijon terren të përshtatshëm për hapjen e shumë virozave dhe pse jo dhe të virusit të fruthit. Përqindja e realizimit të vaksinës te fëmijët e vegjël, pra atëherë kur është e përcaktuar në kalendar vaksinimi për t’u kryer, ka qenë në ulje. Kemi zbritur deri në 70%”.

Po çfarë rreziku ka për fëmijët e pavaksinuar? Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 3 shpjegon: “Ka shumë prindër që e kanë refuzuar marrjen e vaksinës, por një fëmij i pavaksinuar jo vetëm është rrezik për veten e tij, por bëhet edhe për ata fëmijë të cilët për shkak të moshës së tyre nuk kanë marrë vaksinën e parë. Pra, janë të pambrojtur nga kjo sëmundje, siç është kontigjenti i fëmijëve 0 -1 vjeç”.

Janë shumë prindër që kanë zgjedhur të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre, apo ta shtyjnë atë nga frika e efekteve anësore.

“E vlerëson mjeku i konsultorit nëse fëmija është në gjendje shëndetësore të përshtatshme për ta marrë ose jo, nëse ka probleme shëndetësore ose jo, nëse ka sëmundje të tjera bashkëshoqëruese ose jo, të cilat mund të kushtëzojnë vetëm shtyrjen në kohë, por jo heqjen e mundësisë për ta marrë vaksinën”, thotë Shiroka.

Fruthi preku edhe një vit më parë Shqipërinë, ku numri i të prekurve i kaloi 600, ndërsa u regjistruan edhe dy viktima.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit