Fshehjes së financave nga partitë po i vjen fundi

Mos i humb

 

 

 

Nëse hyjnë në fuqi disa ndryshime ligjore që tashmë janë përgatitur, partitë politike më nuk do të mundë të arsyetohen për fshehje të financave.

Dispozitat e përgatitura obligojnë partitë që t’i publikojnë raportet financiare, edhe nëse ato nuk janë audituar.

Zyra e kryeministrit ka finalizuar ndryshimet në Ligjin për financimin e subjekteve politike dhe në nenin 19A janë listuar detyrimet , shkruan sot Koha Ditore. Aty theksohet se subjektet e përfaqësuara në Kuvend obligohen që të kenë uebfaqe zyrtare funksionale dhe që shpenzimet për kryerjen e një aktiviteti që tejkalon shumën prej 100 eurosh, ta bëjnë publike në të brenda 15 ditësh. I njëjtë detyrim është edhe për raportet financiare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit