“Ftesa për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO është arritje historike”

Mos i humb

 

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga pjesëtarë të kabinetit të tij qeveritar, ka pritur sot në një takim në Shkup, komandantin e Komandës së forcave amerikane në Europë dhe Komandës së Lartë të NATO-s për Europën, gjeneralin Curtis Scaparrotti.

Në takim, siç thuhet në njoftimin qeveritar, Zaev ka nënvizuar se ftesa për anëtarësim në NATO është një arritje historike dhe reflekton besimin e të gjithë qytetarëve, institucioneve, partive politike dhe shoqërisë civile në tërësi, më saktësisht mbështetjen e gjerë të opinionit dhe të gjitha bashkësive etnike për aspiratat tona.

Dy bashkëbiseduesit, thuhet më tej, kanë theksuar se anëtarësimi në NATO, mundëson një perspektivë për vendin për çka janë pajtuar se anëtarësimi do të reflektojë me efekte pozitive mbi sigurinë dhe prosperitetin e rajonit më të gjerë.

Gjenerali amerikan Scaparrotti, uroi kryeministrin Zaev për Armatën e Republikës së Maqedonisë, e cila sipas tij ka treguar një gatishmëri dhe disiplinë të lartë, në përputhje me standardet dhe procedurat e NATO-s.

Ai i ka ofruar kryeministrit Zaev, ndihmën e Aleancës nëse Maqedonia do të ketë nevojë për ndihmë në aspektin e harmonizimit të politikave dhe standardeve deri në anëtarësim të plotë të vendit në NATO.

Kryeministri Zaev, thuhet në njoftim, ka vlerësuar se vizita e gjeneralit amerikan në Shkup, është një përkrahje dhe motivim shtesë për qytetarët dhe institucionet e vendit, që në referendumin e ardhshëm të shfaqin përkushtimin dhe vendosmërinë për të vazhduar rrugën e cila sjellë anëtarësim të plotë në BE dhe NATO.

Kryeministri Zaev tha se Maqedonia si një anëtare e ardhshme e NATO-s, ka një gatishmëri të ndajë detyrat dhe përgjegjësitë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe atë ndërkombëtar.

Në fund të takimit, gjenerali amerikan ftoi Kryeministrin Zaev të vizitoj komandën qendrore të NATO-s në Mons të Belgjikës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit