Fundoset një traget në Irak, 40 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 55 persona e kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një trageti në lumin Tigër në qytetin Mosul të Irakut.

Zyrtarët e Mbrojtjes Civile të Irakut bëjnë të ditur se në aksidentin në fjalë kanë mbetur të lënduar mbi 100 persona.

Mediat lokale njoftojnë se në traget ndodheshin 170 persona, ndonëse bëhet fjalë për një mjet lundrimi me kapacitet deri në 50 persona.

Nga Mbrojtja Civile theksojnë se në mesin e të pësuarve ka shumë gra dhe fëmijë ndërsa ekipet e shpëtimit edhe më tej kërkojnë personat e mundshëm të zhdukur.

Trageti i fundosur ishte përplot me njerëz që festonin Nevruzin, festë e cila simbolizon ardhjen e pranverës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit