Fundosja e varkës në Himarë, gjendet e mbytur gruaja

Mos i humb

I zhgënjyer nga shteti, qytetari nga Shijaku detyrohet të kthehet në shtëpinë e prishur nga tërmeti: Jam invalid, 8 muaj as përkrahje, as ndihmë,...

Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta...

Negociatat, Mazi kërkon ndihmën e Italisë

Shqipëria kërkoi ndihmën e Italisë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare për negociatat të zhvillohet brenda presidencës gjermane. Kryenegociatori i...

I hyjnë gjatë natës në banesë, dhunohet e bëhet për spital e moshuara në Gjirokastër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 në fshatin Palokaster ku është dhunuar një e moshuar.

Ish-shefi i Volkswagenit në gjykatë për serinë e dytë të akuzave

Gjykata gjermane ka vendosur se ish-drejtori ekzekutiv i Volkswagenit, Martin Winterkorn duhet të përballet me gjyqin për serinë e dytë të akuzave...

Është gjetur e mbytur gruaja, e cila kishte humbur në det teksa ishte në varkë së bashku me familjarët e saj në det në jug të vendit, në Himarë.

Gruaja ishte në varkë së bashku me një shoqërues, bashkëshortin dhe djalin. Ndërsa të tjerët ia kanë dalë të shpëtojnë, gruaja u shpall e zhdukur nga policia për pak kohë.

Vetë shoqëruesi i varkës tha se tentuan të shpëtojnë gruan, mirëpo ishte e pamundur, pasi mund të mbyteshin edhe vetë.

Ai tha se deti mbante stuhi e nuk mund të bënin dot gjë. Policia informon mbi ngjarjen.

“Një milje përballë Dhërmiut, Policia Kufitare në bashkëpunim me Rojën Bregdetare bënë të mundur gjetjen e shtetases M.R , e cila ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det”, thotë policia.


Viktima është identifikuar si Mirela Rama. Familja është nisur për udhëtim për të zënë peshk në mëngjes, ndërsa stuhia e fortë ka përmbytur varkën.

Varka është përmbysur dhe ka zënë zonjën poshtë. Djali i saj e ka mbajtur për pak kohë në krah, ndërsa një stuhi tjetër e fuqishme ia ka marrë të ëmën nga duart.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Republikanët sigurojnë votuesit amerikanë për tranzicion paqësor të pushtetit

Republikanët kanë reaguar me vendosmëri ndaj refuzimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u deklaruar rreth transferimit të pushtetit në mënyrë paqësore...

EULEX në aksion, bastisen zyrat e OVL-UÇK

Policë të armatosur të EULEX janë parë teksa kanë hyrë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtrare të...

Paris, sulm me thikë pranë “Charlie Hebdo”, plagosen 4 persona

Një person i armatosur me thikë ka sulmuar disa persona mëngjesin e së premtes në vendin ku më parë ndodheshin zyrat e...

“Jam dakord me Ilir Metën”, reagon Rama: Sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën si Vjosën kur ishte zv.shef i qeverisë...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir meta për Lumin Vjosë, ku ky i fundit theksoi se e ardhmja...

Kosovë / Dështon për herë të tretë votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike Covid-19

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të tretë të votojë në lexim të parë Projketligjin për Rimëkëmbje ekonomike Covid-19.