Furnizimi global i naftës shënon rënie në muajin prill

Mos i humb

Sipas Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), në krahasim me muajin mars furnizimi global i naftës në muajin prill ka shënuar rënie me 0,07 milionë fuçi në ditë (mb/d) në mesatarisht 98,82 mb/d.

Sipas raportit mujor të tregut të naftës të OPEC-ut, prodhimi i naftës së papërpunuar i OPEC-ut ka mbetur paksa i pandryshuar nga muaji i kaluar në mesataren 30,03 mb/d.

Megjithatë, furnizimi nga vendet që nuk janë pjesë të OPEC-ut, është ulur me 0,07 mb/d nga muaji në muaj në mesataren 68,79 mb/d dhe duke u rritur me 2,62 mb/d nga viti në vit. Sipas raportit, rënia e furnizimit nga vendet që nuk janë pjesë e OPEC-ut u nxit kryesisht nga Kazakistani, Kanadaja, Kina dhe Rusia.

Shpërndarja e naftës së papërpunuar e OPEC-ut në prodhimin global mbeti i pandryshuar në 30,4 për qind në muajin prill, krahasuar me muajin mars.

Prodhimi i naftës bruto u ul kryesisht në Iran, Arabi Saudite dhe Angolë, ndërsa prodhimi u rrit në Irak, Nigeri dhe Libi.

Irani pësoi rënie prej 164 mijë fuçi në ditë, duke ulur shifrën e përgjithshme të prodhimit rreth 2,5 mb/d, ndërsa prodhimi i naftës së papërpunuar në Irak u rrit me 113 fuçi në ditë duke u rritur me 4,6 mb/d.

I pandryshuar nga raporti i muajit të kaluar përkundër disa rishikimeve brenda rajoneve, rritja e kërkesës botërore për naftë për vitin 2019 është parashikuar të rritet me 1,21 mb/d në mesataren 99,93 mb/d.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit