“Fushata e egër e Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës”

Mos i humb

Qeveria e Kosovës ka shprehur zhgënjimin që Kosova nuk është bërë pjesë e INTERPOL-it, pas votimit në dy raunde të Asmablesë së Përgjithshme të kësaj organizate.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e saj të thellë që Kosovës i është pamundësuar të jetë pjesë e familjes botërore të Policisë, që lufton krimin transnacional”.

Në reagimin e Qeverisë, thuhet se votimi “kundër” për pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare nuk duhet ta gëzojë askënd,

“Fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik”.

“Votimi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti”.

Qeveria e Kosovës ka falënderuar të gjitha shtetet që votuan ‘për’ si dhe të gjithë ata që u përpoqën ta ndihmojnë Kosovën në këtë proces të rëndësishëm.

“Kosova do të vazhdojë konsolidimin e institucioneve të saj dhe në një të ardhme shumë të afërt do të jetë edhe anëtare e plotë e INTERPOL-it”./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit