Futbollisti që po ndërton xhaminë e parë në Sevilje pas 700 vjetësh

Mos i humb

Kur doli informacioni se komuniteti musliman në Sevilje po humbte një xhami të improvizuar , ish-sulmuesi i Tottenham-it, dhe pastaj Sevilla-s, Frederic Kanoute e dinte se ai kishte për të ndihmuar që kjo mos ndodhte, shkruan BBC.

Në vitin 2007, pronari i tokës vendosi të shesë ndërtesën e cila shërbente pjesërisht si një xhami, pikërisht në Ponce de Leon të qytetit andaluzian.

“Unë i ndihmova muslimanët në Sevilje disa vjet më parë, por në atë moment ata kërkuan siguri dhe një vend për t’u lutur. I ndihmova ata të mbanin xhaminë e tyre të përkohshme”, tha ish-futbollisti i njohur.

Kanoute pastaj dhuroi 700,000 dollarë që ai vend ku muslimanët do të luteshin të mos mbyllej. Por sot, këta të fundit kanë probleme të reja. Të shtuar në numër, ata kanë nevojë për një vend më të madh për lutje dhe kjo bëri që Kanoute të ndihmojë sërish.

Ai tashmë ëshiron të ndërtojë një xhami në tre kate që do të kenë funksionin e saj të duhur, që është lutja. Xhamia gjithashtu do të ketë parkim nëntokësor, dhe Kanoute dëshiron të dhurojë 250,000 paund për këtë qëllim. Dhe kjo është xhamia e parë pas 700 vitesh në këto anë të Spanjës, që pothuajse në këtë hark kohor dikur, u udhëhoq nga muslimanët me një prej qytetërimeve më të ndritura që ka patur Europa.

Kanoute erdhi në Sevilje në vitin 2005 nga Tottenham. Ai fitoi Kupën UEFA, dy Kupa Mbreti, Superkupën europiane dhe spanjolle. Ai u zgjodh si lojtari më i mirë i Afrikës më 2007. Ai gjithmonë qëndroi në zemrën e tifozëve në stadiumin “Ramon Sanchez Pizujan”.

“Kam luajtur aty për shtatë vjet dhe si një musliman jam i pari në kërkim të një vendi në qytet ku mund të lutemi. Këtu është një komunitet i madh besimtarësh muslimanë që nuk janë vetëm emigrantë”, tha Kanoute.

Spanjollët Ibrahim Hernandez dhe Luqman Nieto kanë bërë projektin e xhamisë së re, dhe Kanoute, i cili ka mbajtur lidhje të forta me Seviljen, vendosi të ndihmojë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit