Futbollisti Sahin jep kontribut në projektin mbi përgjegjësinë sociale në Etiopi

Mos i humb

Futbollisti turk Nuri Sahin, që luan në ekipin e Bundesligës gjermane, Borussia Dortmund, ka dhënë kontribut në projektin mbi përgjegjësinë sociale të ish kolegut të tij të ekipit Neven Subotiç.

Në një postim në llogarinë e medias sociale, Sahin ka thënë: “Që prej një jave me mikun tim, me shokun e skuadrës ndodhemi në Etiopi. Neven që nga viti 2013 hap puse uji për të plotësuar nevojat me ujë të pastër në rajonet më të varfra dhe më të thata të botës, si dhe bën përpjekje të mëdha për parandalimin e sëmundjeve të lidhura me higjienën dhe për të nxitur fëmijët që të shkojnë në shkollë”.

Më tej Sahin ka shkruar se me mbështetësit e fondacionit deri më sot kanë hapur rreth 100 puse.

“Mua më thoshte gjithmonë se ‘duhet të jesh dëshmitar i atij momenti për të kuptuar se si një pus uji ndryshon jetën e njeriut‘. Ka patur të drejtë. Falë tij kam përjetuar përvojën më të paharruar të jetës time. E falënderoj pa masë që më siguroi që unë të jem pjesë e një veprimi të mirë që nuk njeh kufi. Që tani e tutje, ne do të punojmë krah për krah për të bërë të buzëqeshin fytyrat e fëmijëve në mbarë botën”, tha Sahin.

Futbollisti 29 vjeçar i cili në karrierën e tij të futbollit ka luajtur në ekipet si Real Madrid, Liverpool dhe Feyenoord, në llogarinë e tij të medias sociale ka postuar edhe fotografitë me fëmijët etiopianë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit