Gabimi që bëni kur gatuani vezë te rrahura

Mos i humb

Vezët e rrahura janë një nga gatimet e preferuara të të gjithëve, madje dhe fëmijët i pëlqejnë dhe për më tepër të gjithë përbërësit janë gjithmonë në frigorifer.

Por edhe pse është një pjatë e thjeshtë nuk do të thotë se nuk ka një teknikë të veçantë që duhet përdorur. Sepse ka një ndryshim të madh midis vezëve të rrahura që duken si re të buta dhe të shijshme dhe vezëve të rrahura të mbigatuara.

Sekreti qëndron se në momentin kur ju i hidhni vezët në tigan duhet ti lini të gatuhen nga njëra anë deri sa të shikoni anët kanë filluar të piqen.

Sapo anët kanë filluar të mpiksen kthejini me ngadalë nga ana tjetër me një spatul plastike. Ju do të përftoni vezë të rrahura që janë fryrë si re të buta dhe të shijshme.

Gjithashtu hiqini vezët para se të jenë gatuar plotësisht sepse ato e mbajnë nxehtësinë edhe kur janë në pjatë. Mos harroni ta mbani temperaturën  e tiganit gjatë proçesit të gatimit në nxehtësi të ulët. Ju bëftë mirë!/tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit