“Gabimisht” goditet një automjet me civilë në Jemen, 14 të vdekur

Mos i humb

Gjatë një sulmi të forcave të koalicionit në krye me Arabinë Saudite në Jemen, së paku 14 civilë kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë plagosur, në kuadër të së cilit objektivi ka qenë një pikë e “gabuar”.

Nga qendra e shtypit e Forcave të Rezistencës Popullore, që mbështesin Qeverinë legjitime në Jemen, theksohet se forcat e koalicionit kryen sulm “të gabuar” në rajonin Urrayis, jo larg qytetit Taiz.

Gjatë sulmit ajror është goditur një automjet që transportonte civilë, ku humbën jetën 14 civilë, ndërsa katër të tjerë u plagosën.

Forcat e koalicionit ende nuk janë prononcuar për shkaqet e sulmit.

Lëvizja rebele Houthi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa rajone të rëndësishme në vend, ndërsa Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit vepron nga qyteti port i Adenit.

Konflikti në Jemen në mënyrë shtesë u forcua në mars të vitit 2015 kur Arabia Saudite me aleatët e saj filloi sulme ajrore ndaj pozitave të rebelëve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit