Gaza, 31 palestinezë të plagosur nga ndërhyrja e ushtarëve izraelit

Mos i humb

Tridhjetë e një palestinezë njoftohet të jenë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së fundit të ushtarëve izraelitë në protestën e organizuar në kufirin e Gazës kundër e njohjes së Kudsit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, Eshref el-Kudra, tha në një deklaratë me shkrim se ushtarët izraelitë kanë intervenuar ndaj protestuesve palestinezë në zonat kufitare të Gazës, duke lënë të plagosur 31 prej tyre, ndër të cilët dy në gjendje të rëndë.

Kudra njoftoi se 15 palestinezë në lindje të qytetit Han Junus, 11 në lindje të Gazës dhe tre në lindje të qytetit Xhibalije janë plagosur me plumba të vërtetë, ndërsa dy palestinezë të tjerë në Kampin e Refugjatëve El-Berixh.

Incidentet mes ushtarëve izraelitë dhe banorëve të Gazës që protestojnë kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin filluan që në orët e mëngjesit.

Teksa mijëra persona u bashkangjitën në marshimin në lindje të Gazës, dhjetra të rinj marshuan në drejtim të kufirit që ndan Izraelin me Gazën.

Ushtarët izraelitë kanë përdorur plumba të vërtetë dhe të gomës dhe gaz lotjsellës kundër palestinezëve të cilët kanë gjuajtur në drejtim të tyre me gurë.

Ndryshe, palestinezët në rajone të ndryshme edhe sot kanë vazhduar të protestojnë kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si kryeqytet i Izraelit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, më 6 dhjetor shpalli njohjen e Kudsit si “kryeqytet i Izraelit” dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës në këtë qytet.

Vendimi i SHBA-ve ka shkaktuar reagime të shumta në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, ndërsa në shumë shtete vazhdojnë të organizohen protesta.

Rripi i Gazës, ku jetojnë rreth dy milionë palestinezë, që nga viti 2006 është i bllokuar me embargo tokësore, ajrore dhe detare nga ana e Izraelit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit