Gaza, bie dëshmor edhe një palestinez i plagosur në protesta

Mos i humb

 

 

Bie dëshmor palestinezi i plagosur me armë zjarri nga ushtarët izraelitë gjatë protestave paqësore të “Marshimit të Kthimit të Madh” të organizuara në kufirin e Rripit të Gazës.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza thuhet se ka rënë dëshmor palestinezi Mexhid Suheyl Akil (26), i plagosur në protestat e organizuara në kufirin e qytezës Cibaliya në veri të Rripit të Gazës.

Dëshmori Akil ishte plagosur në protestat e mbajtura më 15 maj në kufirin e Gazës, të cilat u organizuan kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe për të përkujtuar 70 vjetorin e Nakba-s (Fatkeqësisë së Madhe).

– Protestat e “Marshimit të Kthimit të Madh”

Palestinezët që nga 30 marsi e deri më tani, në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës, organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshimi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelitë në protestat paqësore të mbajtura që nga 30 marsi e deri më tani në Rripin e Gazës, më shumë se 140 palestinezë kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur. Në mesin e dëshmorëve palestinezë janë edhe dy gazetarë dhe 2 punonjës të shëndetësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit