Gaza, falet namazi i parë i xhumasë pas ndërprerjes dymujore për shkak të pandemisë

Mos i humb

Sot në xhamitë në Rripin e Gazës u bë falja e namazit të xhumasë për herë të parë pas ndërprerjes dymujore për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Mijëra njerëz falën xhumanë nëpër xhami të ndryshme në Rripin e Gazës, duke i kushtuar kujdes masave mbrojtëse si mbajtja e maskave, ruajtja e distancës fizike dhe mosshtrëngimi i duarve.

Ndërsa Komuna e Gazës mori përsipër dezinfektimin dhe pastrimin në disa xhami të rajonit, ekipet e Ministrisë së Vakëfeve u kujdesën për të vendosur vizat për ruajtjen e distancës fizike në xhami.

Xhamitë në Gaza ishin mbyllur më 23 mars në kuadër të luftës kundër virusit.

Ministria e Çështjeve Fetare dhe Vakëfeve më 17 maj njoftoi hapjen e xhamive për namazin e xhumasë dhe atë të Bajramit.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, deri më tani në enklavën palestineze janë regjistruar 49 raste me COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit