Gaza, në mesin e mijëra të plagosurve, 54 palestinezë në gjendje vegjetative

Mos i humb

 

 

Gjatë protestave në kufirin e Gazës, të mbajtura të hënën, 62 palestinezë ranë dëshmorë dhe më shumë se 3.000 të tjerë u plagosën. Ndër të plagosurit 54 persona janë në gjendje vegjetative.

Pacientët në një gjendje vegjetative janë të pavetëdijshëm për mjedisin se ku ndodhen dhe janë në një lloj kome.

Kryetari i Komisionit për monitorimin e krimeve të pushtimit të Palestinës, Imad el-Baz sot në Gaza deklaroi se gjatë ushtrimit të tepruar të forcës ndaj protestave të hënën u plagosën të paktën 3.000 palestinezë. Në mesin e tyre 54 janë në gjendje vegjetative.

Ai tha se 1.359 persona janë plagosur me armë zjarri. Midis tyre janë 79 gra dhe 255 fëmijë. Baz theksoi se ushtarët izraelitë morën në shënjestër 20 gazetarë dhe 19 punëtorë shëndetësorë gjatë protestës.

Mijëra palestinezë u mblodhën të hënën në kufirin e Gazës për të protestuar kundër pushtimit izraelit dhe zhvendosjes të ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Forcat izraelite të sigurisë duke përdorur forcë dhe armë zjarri u përpoqën të parandalonin protestat, të cilat vazhduan edhe të martën. 62 palestinezë ranë dëshmorë dhe të paktën 3.000 të tjerë u plagosën.

Në dënimet që vijnë nga bota, ndër të tjera, thuhet se forca e tepruar është e papranueshme në rastin e protestave paqësore që palestinezët organizuan në shënimin e 70-vjetorit të “Nakba”-s ose dëbimin masiv palestinez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit