Gaza, protestë e palestinezëve në kuadër të “Ditës së Tokës”

Mos i humb

Palestinezët në Rripin e Gazës duke mbajtur flamuj të shteteve të ndryshme të botës, mbajtën një marsh protestues në kuadër të kremtimit të “Ditës së Tokës”, e cila është simbol i rezistencës ndaj pushtimit izraelit.

Në mesin e protestusve ishte edhe Hemmam Hamdan, i cili për AA tha se me këtë veprim duan të tërheqin vëmendjen e opinionit botëror për problemet me të cilat përballen palestinezët.

Ai u bëri thirrje qeverive të vendeve të botës për të ndihmuar Palestinën në luftën e saj për të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Po përpiqemi t’i shpjegojmë të gjithë botës se ne jemi një popull që dëshirojmë lirinë dhe të kthehemi në territorin që na dëbuan izraelitët në vitin 1948”, tha Hamdan.

Nga ana tjetër, palestinezët, të mbledhur në Rripin e Gazës, bashkarisht kanë lexuar libra për të treguar se protestat e tyre janë paqësore.

Mijëra palestinezë në kufirin e Gazës që nga e premtja mbajnë protestë paqësore dhe shënojnë Ditën e Tokës në përkujtim të 30 marsit të vitit 1976, kur Izraeli mori prej tyre mijëra hektarë tokë.

Në sulmet e ushtarëve izraelitë, nga e premtja u vranë 19 palestinezë ndërsa më shumë se 1.500 u plagosën.

Dita e Tokës festohet në Palestinë që nga viti 1976 dhe kjo në një mënyrë është simbol i rezistencës së palestinezëve për t’u kthyer përsëri në vendin e tyre.

Gjithashtu potencojnë përgjegjësinë e komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e popullit palestinez, krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe kthimin e refugjatëve palestinezë në atdhe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit