Gazeta më e madhe zvicerane shkruan për hoxhën Halil Kastrati!

Mos i humb

Gazeta më madhe zvicerane ‘Blick’ ka shkruar për një ndihmë humanitare që reperi gjerman me emrin Kollegah (Felic Blume) në bashkëpunim me Halil Kastratin nga Organizata Humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’ ia bënë familjes 10 anëtarësh në fshatin Koretin të Kamenicës.

Të lodhur nga varfëria, familja befasohet nga Kollegah dhe Halil Kastrati të cilët ndihmuan familjen në fjalë.

Kjo gazetë shkruan se si reperi gjerman erdhi në Kosovë dhe ndihmoj këtë familje që jetonte me një pension prej 75 eurove, transmeton Indeksonline.

Reperi kishte dhuruar 5 mijë euro për të ndihmuar shoqatën që të gëzoj familjen Sadiku nga Kamenica.

Në këtë shkrim të gazetës zvicerane është bashkangjitur edhe një video, ku shihet Halil Kastrati bashkë me reperin në familjen Sadiku.

Tek komentet e shkrimit, hoxhë Kastrati ka shkruar se ishte knaqësi që ndihmoi Kollegah në aksionin e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit