Gazetarët e huaj shfaqin interesim të madh për zgjedhjet në Turqi

Mos i humb

Gazetarët e huaj kanë shprehur interesim të madh për zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare në Turqi.

Sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit dhe Informacionit (BYEGM), afër 650 gazetarë nga 34 shtete, përfshirë edhe ata të vendosur në Turqi, janë duke i ndjekur rezultatet e zgjedhjeve në qendrat mediale të themeluara në Ankara, Stamboll dhe Diyarbakır nga BYEGM dhe Agjensia Anadolli.

Interesim më të madh për zgjedhjet në Turqi ka shfaqur Franca, me 43 përfaqësues të mediumeve, ndërsa pas saj radhiten Britania me 36 gazetarë dhe Gjermania me 23. Ndërkaq, nga Spanja janë akredituar 12 gazetarë, nga Greqia dhjetë, nga SHBA dhe Belgjika nga nëntë gazetarë.

Në qendrat mediale, gazetarëve u ofrohen shërbime falas, siç janë rryma elektrike dhe interneti, ndërsa shërbehen edhe me ushqime dhe pije./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit