Gazetarët e huaj udhëtuan në Kore të Veriut për shkatërrimin e poligonit bërthamor

Mos i humb

 

 

Autoritetet e Koresë së Jugut janë të dëshpëruar sepse përkundër ftesës së mëparshme, gazetarët e atij shteti nuk do të mund të marrin pjesë në shkatërrimin e poligonit për testim bërthamor në Korenë e Veriut.

Një grup gazetarësh ndërkombëtarë, mëngjesin e sotëm me një fluturim special nga Kina, u nisën për në Kore të Veriut, megjithatë në avion nuk ishin tetë gazetarët koreano-jugorë, të ftuar më herët.

Autoritetet e Koresë së Veriut thanë se varësisht nga kushtet klimatike, nga e mërkura deri të premten do të shkatërrojnë poligonin Punggye-ri, në të cilin janë kryer të gjithë testet bërthamore të Phenianit, gjithsej gjashtë.

Në vazhdën e relaksimit të marrëdhënieve mes dy Koreve, për eventin në fjalë ishin ftuar edhe gazetarë të huaj, përfshirë një grup nga Seuli. Megjithatë, javën e kaluar ndodhi një kthesë, në të cilën Koreja e Veriut ndërpreu dialogun në nivelin më të lartë me Seulin, nga shkaku i stërvitjes ushtarake në të cilën po marrin pjesë edhe trupat amerikane, që për Phenianin paraqet një provokim.

“Besojmë se ky është një veprim zhgënjyes, për të cilin të gjithë do të ndjenë keqardhje”, tha për agjencinë e lajmeve Yonhap, ministri i Koresë së Jugut për Unifikim, Cho Myoung-gyon.

Cho tha se mëngjesin e sotëm kanë tentuar të vënë kontakt me Phenianin, por se ky i fundit refuzoi të pranojë gazetarët.

Ministri Cho, shpreson që zhvillimet e fundit të mos ndikojnë në rrezikimin e takimit Trump- Kim Jong-un, i paralajmëruar për datën 12 qershor në Singapor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit