“Gazetari saudit Jamal Khashoggi është vrarë me ngulfatje në konsullatë”

Mos i humb

Gazetari saudit Jamal Khashoggi, thuhet se është vrarë me ngulfatje brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Një burimi nga pallati mbretëror saudit tha për televizionin amerikan CNN se Khashoggi është vrarë me ngulfatje. Akoma nuk është dhënë asnjë sqarim mbi arsyet e vdekjes së tij.

Arabia Saudite mbrëmë tha se gazetari Khashoggi vdiq pas një grindjeje në konsullatën saudite.

Më parë, televizionit shtetëror saudit, tha se 18 shtetas të Arabisë Saudite janë arrestuar në lidhje me vdekjen e Khashoggit në konsullatën e atij shteti në Stamboll.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Ëashington Post” Jamal Khashoggi u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Khashoggi njihej si kritik i politikave të udhëhequra nga pushteti aktual i Arabisë Saudite dhe mbështeti “Al Watan”, e cila është platforma kryesore e reformatorëve sauditë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit