Ballina Ballkani Gazsjellësi TAP do të lehtësojë kalimin nga qymyri tek gazi në Ballkanin...

Gazsjellësi TAP do të lehtësojë kalimin nga qymyri tek gazi në Ballkanin Perëndimor

16
0

Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të kalojë nga qymyri tek hidroenergjia, energjia e rinovueshme dhe gazi për të reduktuar kontaminimin. Kjo është theksuar në një raport të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH.

Katër vendet e këtij rajoni si Kosova, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria janë evidentuar si më të ndoturat në Europë, duke krijuar kështu kuartetin e katër vendeve më të ekspozuara ndaj ndotjes së ajrit në kontinent, ose më saktë ndaj Pm2.5, që u referohet grimcave ndotëse të ajrit.

Këtë fakt e ka bërë të ditur Agjencia Europiane e Ambientit në raportin e fundit për cilësinë e ajrit në Europë një muaj më parë.

Aktualisht, termocentralet me qymyr përbëjnë një pjesë të rëndësishme të energjisë elektrike të rajonit dhe si rezultat dyoksidi i karbonit është tri herë më i lartë se mesatarja e BE-së. Sipas raportit të BERZH-it, Gazsjellësi Trans Adriatik Pipeline (TAP) do të lehtësojë kalimin nga qymyri tek gazi në Ballkanin Perëndimor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here