“Gerald Ford”: gati për të hyrë luftëanija më e shtrenjtë në botë

Mos i humb

Transportuesi i Marinës amerikane, “Gerald Ford” është aeroplanmbajtësja më moderne në arsenalin amerikan dhe është gjithashtu luftëanija më e shtrenjtë në botë, që kushton më shumë se 13 miliardë dollarë.

“Gerald Ford” është aktualisht në fazën e fundit të testimit, gjatë së cilës po korrigjohen problemet e identifikuara.

Ndërkohë, një tjetër fond prej 120 milionë dollarësh është lënë mënjanë për zhvillim të mëtejshëm, duke tejkaluar çmimin e vendosur nga Kongresi për koston e ndërtimit të saj prej 12.9 miliard dollarësh.

“Gerald Ford” pret të realizojë një test tjetër në det në mes të korrikut.

“Gerald Ford” është 335 metra i gjatë dhe peshon më shumë se 100,000 ton. Ka 2600 anëtarë ekuipazhi dhe 75 aeroplanë në bord. /teshesh.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit