Gjakova në mesin e vendeve që duhet të vizitohen në Ballkan!

Mos i humb

Gadishulli i Ballkanit është një nga destinacionet më interesante në Europë.

Përkundër destinacioneve të famshme, sikur Dubrovniku, Sarajeva dhe Beogradi, ende ka vende që duhet t’i zbuloni në këtë pjesë të Europës.

Më poshtë është lista e vendeve që duhet t’i vizitoni në Ballkan – mes tyre The Culture Trip ka zgjedhur edhe Gjakovën.

Maribor, Sloveni

Maribor është qyteti i dytë më i madh i Sllovenisë, pas kryeqytetit Lubjanës. I vendosur në lumin Drava, Maribor ka një qendër të lezetshme të vjetër me ndërtesa mahnitëse, kisha, muze dhe kopshte. Pas një shëtitje në qytetin e vjetër, mos humbisni shansin që të shijoni verëra të shkëlqyera sllovene në Shtëpinë e Vjetër. Në këtë vend të bukur, ju do të gjeni një përzgjedhje të madhe të verërave nga rrushi më i vjetër në botë.

Sibenik, Croatia

Sibenik është qyteti bregdetar në Adriatik, i cili është i mbushur me vende të mrekullueshme historike, pallate të Rilindjes dhe sheshe të bukura. Gjëja më e bukur është të kalosh në rrugët me kalldrëm të bukur në qendrën historike te qytetit. Pran Sibenikut gjendet parku Kombëtar Krka, një zonë natyrore me shtatë ujëvara, mullinj dhe shumtë dhe disa manastire të vjetra.

Trebinje, Bosnje dhe Hercegovina

Trebinje është ndoshta sekreti më i madh i Bosnjës dhe Hercegovinës. Vendi në formë zemre është shtëpia e shumë thesareve – destinacion i përsosur, njofton Klan Kosova. Trebinje është vetëm 28 km nga Dubrovniku, prandaj mbajeni  mend për aventurën tuaj të ardhshme.

Subotica, Serbi

Subotica është perlë e vërtetë e fshehur e Serbisë. Ky qytet i mrekullueshëm multikulturor, i vendosur në rajonin verior të vendit, është shtëpia e serbëve, hungarezëve dhe kroatëve. Tre vendet që duhet t’i shihni në qytet janë Sinagoga e Suboticës, Bashkia e Subotikës dhe Galeria e Arteve Moderne, njofton Klan Kosova.

Gjakovë, Kosovë

Gjakova është qytet i bukur që ndodhet në vendin më të ri në Europë, Kosovë. Ky vend shpesh anashkalohet nga vizitorët e tërhequr nga qyteti më i njohur historik i Prizrenit. Megjithatë, ky qytet simpatik ju ofron vizitorëve një pazar tradicional, xhami të bukura dhe një muze interesant etnografik perfekt për zbulimin e historisë së Gjakovës.

Korçë, Shqipëri

Shqipëria është shtëpia e vendeve të mrekullueshme si Riviera, qytetet historike si Berati dhe Gjirokastrës, dhe kryeqyteti i gjallë, Tirana. Toka e shqiponjave ka disa xhevahire të fshehura, të tilla si Korça, një qytet i këndshëm kulturor i vendosur në jug të Shqipërisë. Përveç katedrales madhështore ortodokse dhe Muzeut Kombëtar të Arsimit, Korça ka një nga pazaret më të bukura në vend, një vend i përkryer për të pirë një kafe, për të bërë pak shëtitje dhe për të shijuar ushqimet e shijime shqiptare.

Manastiri, Maqedoni

Së bashku me kryeqytetin, Shkupin dhe liqenin e bukur të Ohrit, Maqedonia ka vende të tjera të mrekullueshme dhe të fshehura, siç është Manastiri, qyteti më i vjetër në vend i themeluar nga Filipi II i Maqedonisë (babai i Aleksandrit të Madh ). Qyteti i vjetër i Manastirit është një përzierje perfekte e ndërtimeve otomane, vendeve të lashta dhe ndërtesave jugosllave, njofton Klan Kosova.

Janinë, Greqi

Janina është sekreti më i mirë i Greqisë. E vendosur në brigjet e liqenit Pamvotida, Janina është një qytet shumëkulturor. Qendra historike e qytetit dhe kalaja, e cila është kalaja më e vjetër bizantine në Greqi, janë dy pika që duhet t’i vizitoni me patjetër. Gjithashtu, sigurohuni që të rezervoni një shtije përgjatë liqenit që ta shihni Janinën spektakolare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit