Gjatë këtij viti Izraeli kreu 865 sulme ajrore në Gaza

Mos i humb

Ushtria izraelite ka njoftuar se gjatë vitit 2018 ka kryer në total 865 sulme ajrore në Gazën e bllokuar.

Sipas një raporti të lëshuar nga ushtria, gjithashtu theksohet se janë shkatërruar 15 tunele nëntokësore ndërkufitare në Gaza brenda së njëjtës periudhë.

Raporti nuk përmend numrin e viktimave palestineze të shkaktuar nga bastisjet dhe shkatërrimet e tuneleve.

Sipas raportit të njëjtë, fraksionet e rezistencës palestineze me bazë në Gaza kanë shkrepur rreth 1.000 raketa në territorin izraelit, 250 prej të cilëve u interceptuan dhe 45 prej tyre ranë në zonat e banuara brenda Izraelit.

Sulmet e kryera nga palestinezët në Bregun Perëndimor të okupuar dhe në Rripin e bllokuar të Gazës lanë 16 izraelitë të vdekur (shtatë personelë të sigurisë dhe nëntë kolonë hebrenjë) dhe 199 të plagosur, thuhet në raportin e ushtrisë.

Më tej thuhet se 20 izraelitë ishin vrarë në vitin 2017 dhe 169 të tjerë ishin plagosur në sulmet e palestinezëve.

Raporti nuk potencoi asnjë informacion mbi sulmet e jashtme ajrore izraelite të kryera brenda territorit sirian.

Por, sipas Autoritetit të Transmetimit izraelit, ushtria izraelite kreu gjithsej 180 sulme ajrore kundër objektivave iraniane dhe Hezbollahut në Siri gjatë vitit 2018.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit