Gjatë samitit Trump-Kim janë kryer 40 mijë sulme kibernetike

Mos i humb

Gjatë samitit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Singapor, janë kryer 40 mijë sulme kibernetike.

Sipas të dhënave të mbledhura nga kompania teknologjike me bazë në SHBA, F5 Networks dhe partneri i saj për të dhëna Loryka, gjatë samitit Trump-Kim të javës së kaluar të mbajtur në Singapor, janë kryer 40 mijë sulme kibernetike.

Mësohet se 88 për qind të sulmeve janë me bazë në Rusi, 8 për qind në Brazil dhe 2 për qind në Gjermani.

Kurse 2 për qind të sulmeve kanë buruar nga shtetet e tjera, në mesin e të cilëve ndodhen edhe SHBA-të dhe Kanadaja.

Agjencia e Sigurisë Kibernetike të Singaporit (CSA) në një deklaratë lidhur me çështjen është shprehur se gjatë samitit nuk është zbuluar ndonjë sulm të kryer me sukses./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit