Gjatë të shtënave të forcave izraelite plagosen 130 palestinezë

Mos i humb

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, së paku 130 palestinezë u plagosën gjatë të shtënave të ushtrisë izraelite në protestën e djeshme pranë kufirit me Rripin e Gazës.

Sipas ministrisë, një gazetar, katër punonjës mjekësorë dhe 25 të mitur janë në mesin e të lënduarve. Ata theksojnë se midis të lënduarve dy janë në gjendje kritike.

Ushtria izraelite të premten e përforcoi praninë e saj përgjatë zonës në kufi me Rripin e Gazës në pritje të protestave. Të enjten, zyra izraelite e sigurisë urdhëroi ushtrinë të rriste përgjigjen ndaj tubimeve të mbajtura në mars në zonën e mbrojtjes.

Që nga fillimi i demonstratave më 30 mars, më shumë se 200 palestinezë janë vrarë pranë zonës së mbrojtjes, ndërsa mijëra janë plagosur gjatë të shtënave të ushtrisë izraelite.

Demonstruesit kërkojnë të drejtën për t’u kthyer në shtëpitë dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike, ku u dëbuan në vitin 1948 për të vendosur shtetin e Izraelit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit