Gjellë me mish peshku: Këtë drekë e pëlqejnë edhe ata të cilët nuk e dinë ç’është kreshma!

Mos i humb

Kjo recetë e shëndetshme, me plot shije, kërkon vëmendje dhe njëkohësisht delikatesë në përgatitje.

Përbërësit:

– 1,5 kg mish peshku mustak ose peshk tjetër lumi,
– 1 kg qepë,
– 4 dl verë të bardhë,
– 1 lugë uthull,
– 1,5 dl vaj,
– 1 lugë e vogël spec djegës të bluar,
– 1 lugë e vogël spec të ëmbël të bluar,
– 4 kokrra piper,
– 1 lugë pure domateje,
– 1 lugë fletë majdanozi,
– 1 lugë e vogël fletë selinoje,
– piper të bluar,
– kripë sipas dëshirës.

Mënyra e përgatitjes:

Peshqit pastroni, lani dhe fërkoni në kripë dhe piper. Pastaj qitni uthull.

Peshqit e përgatitur kështu lërini të qëndrojnë rreth një orë.

Në një enë të madhe nxehni vajin dhe në të fërgoni qepën e grirë.

Pastaj në të qitni specin e bluar djegës dhe specin e bluar të ëmbël, kokrrat e piperit, purenë e domateve, tri lugë verë, majdanozin dhe selinon e grirë.

Përzieni mirë dhe mbi të qitni mishin e peshkut të cilin më parë e keni prerë në copë paksa të mëdha.

Fërgoni mishin e peshkut në zjarr të lehtë 45 minuta. Mos e përzieni por vetëm shpesh shkundeni.

Kur peshku të jetë pothuajse i gatuar, qitni verë por edhe pak fërgojeni gjellën.

Kjo gjellë mund të shërbehet me patate të fërguara./Telegrafi./

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit