Gjendet një anije e mbytur greke, më e vjetra në histori

Mos i humb

Anija greke u gjet në një copë në fund të Detit të Zi, jo shumë larg nga bregu i Bullgarisë.

Një anije tregtare antike greke, më shumë se 2.400-vjeçare, u gjet në fund të detit të Zi, pranë bregut të Bullgarisë, dhe sipas shkencëtarëve, ajo është anija e detit më e vjetër e njohur deri më tani.

Anija daton në 400 p.e.s, kur Deti i Zi ishte një qendër tregtare midis shumë kolonive greke.

“Një pjesë e vogël e anijes është testuar dhe është konfirmuar se ajo është më e vjetra e njohur për njerëzimin”, thanë studiuesit.

Kjo tip anijeje, është parë deri më sot vetëm si një pamje në qeramikën greke të kohërave antike.

Ekipi, i përbërë nga shkencëtarë nga Britania e Madhe, Bullgaria, Greqia, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara, njoftuan se anija u gjet në një thellësi prej më shumë se dy kilometra.

Uji në këtë thellësi nuk ka oksigjen, që do të thotë se materialet organike mund të ruhen për mijëra vjet.

“Anija, e ruajtur që nga kohët klasike dhe e shtrirë në thellësinë e dy kilometrave, është diçka që kurrë nuk është menduar se mund të jetë e mundur”, tha studiuesi kryesor, Jon Adams, një profesor në Universitetin Southampton në Angli.

Anija greke është një nga më shumë se 60 të gjetura në këtë projekt, dhe në mesin e tyre janë dhe anije romake dhe kozake. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit