Gjendet një mjet i dyshimtë shpërthyes në Prishtinë

Mos i humb

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar se sot rreth orës 06 e 30 minuta kanë pranuar informatën për një mjet të dyshimtë në rrugën e “Vushtrrisë” në kryeqytet.

Zyrtarja për informim e policisë për këtë rajon, Flora Ahmeti ka thënë se ekipet e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimt në rrugën e Vushtrrisë në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Më tutje, ajo ka shtuar se nga prokurori kompetent rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjitshshëm./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit