“Gjendja humanitare në Gutën Lindore në pikë kritike”

Mos i humb

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), paralajmëroi se gjendja humanitare në Gutën Lindore të Sirisë, që gjendet nën bllokadën e regjimit të Bashar Al Asadit, ka arritur në “pikë kritike”.

Në njoftimin e bërë me shkrim nga ICRC shprehet shqetësim i madh nga intensifikimi i luftimeve në zonat rurale të Damaskut dhe rritja e numrit të viktimave. Ndër të tjera, thuhet se nga 14 nëntori janë vrarë dhe plagosur shumë civilë dhe se shumica e civilëve janë të ndikuar nga luftimet.

Duke theksuar se sipas ligjeve ndërkombëtare duhet mbrojtur civilët dhe vendbanimet, ICRC gjithashtu paralajmëron se gjendja humanitare e civilëve në Gutën Lindore ka arritur “në një pikë kritike”.

ICRC ka njoftuar se punëtorët e shëndetësisë i kanë informuar se qindra të sëmurë dhe të plagosur janë të privuar nga shërbimet elementare shëndetësore dhe se kushtet e ashpra dimërore vetëm se e përkeqësojnë situatën dhe më tepër.

Familjet mund të hanë vetëm një vakt ushqimor

Drejtori rajonal i ICRC-së për Lindjen e Afërt dhe të Mesme, Robert Mardini, në një deklaratë lidhur me çështjen tha se: “Gjendja humanitare në Gutën Lindore ka arritur në një pikë kritike”.

Mardini vuri në pah se civilët në rajon janë të bllokuar dhe se ndihmat nuk mund të arrijnë tek ata, duke shtuar se rezervat ushqimore harxhohen shpejt dhe se ato që mbeten shiten me çmime astronomike.

“Disa familje mund të hanë vetëm një vakt ushqimor në ditë. Kjo është edhe më trishtuese për familjet me fëmijë. Shumica e civilëve këtu besojnë në ndihmat e ardhura nga organizatat humanitare. Asnjë fitore ushtarake apo politike nuk e legjitimon tërë këtë dhimbje”, shtoi Mardini./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit