Gjendje alarmante në Prishtinë; qentë endacak po i hanë fëmijët!

Mos i humb

Dr.Mustafa Bajrami, përmes një letre të hapur iu është drejtuar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe të parit të Prishtinës Shpend Ahmeti, për shtimin e numrit të qenve endacak në Kosovë.

Rritja e numrit të tyre është kthyer në një problem serioz për qytetarët, ndërsa kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet e sulmeve të qenve, shkruan Kosova Post.

Përmes kësaj letre të hapur, Bajrami u ka kërkuar dy krerëve të vendit që të ndërmarrin hapat e duhura pasi që numri i qenve endacak sa shkon e rritet edhe më shumë.

Më tutje, ai ka shkruar se Lagjja Qëndresa është përfshirë në një rrezik të madh, një herë nga hajnat të cilët siç thotë ai kanë dëmtuar e vjedhur pothuajse çdo shtëpi të asaj lagjeje, ndërsa tani është kanosur nga numri i madh i qenve.

Ndryshe, ky nuk është reagimi i parë i Bajrami, një veprim të tillë ai e ka bërë tri herë radhazi duke u kërkuar institucioneve të shtetit që të ndërmarrin masat e duhura për mbrojtjen e qytetarëve ndaj qenve endacak.

Ky është postimi i plotë:

Prap Letër e Hapur Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt dhe Kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetit!

Zotërinjë, fëmijët i kemi në rrezik jete ndërsa shteti as që do me dëgjue!

Tri herë i jam drejtuar me Letër të Hapur Kryeministrit të Kosovës, Presidentit, Kryeparlamentarit e Kryetarit të Prishtinës. Disa herë privatisht kam folur me njerëz e me këshilltarë të tyre. Asnjëherë dhe kurrë askush s’na ka pyetur për dertin tonë, neve banorëve të Lagjes Qëndresa në Prishtinë. Jeta jonë dhe e femijëve tanë është në rrezik. Kësaj radhe nga qentë endacak që na hyjnë edhe nëpër oborre.
Më parë hajnat i bënë rapidoll shtëpitë tona. Të rralla janë shtëpitë e kësaj lagje që nuk janë vjedhur. Shtëpinë time 5 herë dhe ende asnjë vjedhje nuk është zbuluar e asnjë hajn nuk është kapur. Edhe pas ankesave të mia tek gjithkund ku duhej ankuar e në fund disa herë edhe në Inspektoratin e Lartë të Policisë, hajnat nuk u gjetën, kerret nuk na gjetën e asgjë që na vjedhën hajnat nuk na është kthyer.
Tani qentë endacak na janë versulur. Nuk po guxojmë t’i lëmë fëmijët tanë të luajnë as nëpër oborre, le ma nëpër rrugë. Janë mbi 50 qenë që po tmerrojnë jetën tonë.
O ju katër zoterinjë e sipërpërmendur që me votat tona sot na udhëhiqni!
A dëgjoni zërin tonë?
A keni femijë?
A do të ishit brengosur për fëmijët tuaj nëse edhe ata sikur femijtë tanë do të sulmoheshin nga qentë endacak?
Çka do të bënit po të ishit në vendin tonë?
Kujt do t’i ishit drejtuar kështu me katër Letra të Hapura, apo, a do të kishit qenë në gjendje të tregoheni kaq shumë durimtarë sa ne po tregohemi?
Na thuani, çka të bëjmë, ku të shkojmë e tek kush tjetër të ankohemi?
Kryeministër i Kosovës e ti o Kryetar i Komunës së Prishtinës!
Juve dyve posaqërisht po ju drejtohem! Më thuani, kah t’ia mbajmë ne para se mos thashtë Zoti, fëmijët tanë të bëhen ushqim i qenve që janë shtuar në përmasa tmerruese?!
Më thuani, ju lutem, kah t’ia mbajmë…?!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit