Gjeneral Rama në SHBA diskuton për transformimin e FSK-së në ushtri

Mos i humb

 

 

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama mori pjesë në ceremoninë e 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror (SPP) të Gardës Kombëtare të SHBA-ve, ku u prit nga gjeneral Joseph L. Lengyel, Komandant i Byrosë së Gardës Kombëtare në Kolegjin Kombëtar të Luftës, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare Ft McNair, Washington DC.

Sipas komunikatës dërguar mediave nga Ministria e FSK-së, në kuadër të kësaj  vizite, gjeneral Rama u takua me zyrtarët të lartë të  Departamenti të Shtetit, Mr. Matt Palmer  dhe me ndihmës asistenten e  Sekretarit të Mbrojtjes Ms. Laura Copper me të cilët diskutoi mbi zhvillimet e fundit në FSK,  sfidat e sigurisë ne rajon dhe  procesin e  tranzicionit të FSK-së në FAK.

Ai ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës Vlora Çitaku,  atasheu i Mbrojtjes në SHBA kolonel Ilir Qeriqi, atasheu i Mbrojtjes së SHBA-ve në Prishtinë koloneli  Jeffrey H. Fisher si dhe nga komandanti i  Gardës Kombëtare të Ajovës  gjeneralmajor Timothy Orr,  më 17 maj 2018

Rama theksoi vizitën e fundit në Kosovë të mbi 100 qytetarëve të Ajovës  nga sektorë të shumtë si: arsimi, bujqësia, biznesi i vogël, sporti, ushtria, siguria. Në veçanti e falënderoi për  kontributin e zhvillimit të ushtrimit fushor “Shqiponja 6”.

“Në kuadër të kësaj  vizite, gjeneral Rama u takua me zyrtarët të lartë të  Departamenti të Shtetit, Mr. Matt Palmer  dhe me ndihmës asistenten e  Sekretarit të Mbrojtjes Ms. Laura Copper me të cilët diskutoi mbi zhvillimet e fundit në FSK,  sfidat e sigurisë ne rajon dhe  procesin e  tranzicionit të FSK-së në FAK. Gjeneral Rama i njoftoi me të arriturat e deritashme të FSK-së si një forcë e besueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe i falënderoi për mbështetjen e deritashme.

Gjeneral Rama po ashtu pati takim në Senat, ku u takua me Senatoren Joni Ernst nga Ajova. Me këtë rast  biseduan lidhur me zgjerimin dhe  dinamizmin e Partneritetit Ndërshtetëror. Gjithashtu Gjeneral Rama u takua me kongresmenin Mike Turner nga Komitetit për NATO, me të cilin pati mundësi diskutimi lidhur me hapat dhe proceset e mundshme për integrim në strukturat e sigurisë rajonale dhe euroatlantike, si  dhe e njoft oi për bashkëpunimin  e FSK-së me NATO-n”, thuhet tutje në njoftim./Kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit