Gjeneral Ramës ia lavdërojnë punën e FSK-së

Mos i humb

Komandanti i Forcë se Sigurisë se Kosovës ,Gjenerali Rrahman Rama ia ka kaluar lehtë me komisionin e Sigurisë derisa ka raportuar para tyre për punën e FSK-së.

Rama dhe FSK kanë marrë lavdata nga anëtaret e Komisionit për punën e Forcës së Sigurisë.

Anëtaret e ketij Komisioni kanë përmendur edhe vizitën që kanë pasur në Asamblenë e Nato-s, ku e vetmja pikë që janë bërë te ndihen krenar ka qenë raporti i Natos për FSK-në, lëvdatat e këtij instutucioni të sigurisë në Kosovë.

Gjenerali Rama deri sa raportoi para komisionit bëri të ditur se FSK është e gatshme për Ushtri qysh tani.Ai ishte tejet i saktë derisa prezantoj raportin në pika të gjerë të FSK-së për vitin që lamë pas.

“FSK-ja është në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj. Ka të gjitha kapacitetet për transformimin në ushtri kurdo që kërkohet”, tha Rama.

Raportimi i Rames kaloj lehtë edhe pse anëtaret e komisionit paten disa kritika përveç lëvdatave për gjeneralin dhe FSK-në.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Haxhi Shala ka përgëzuar për menaxhimin e drejtë të këtij instutucioni, për faktin se në asnjë rast nuk është raportuar për ndonje keqpërdorim në FSK.

Kurse Rexhep Selimi edhe njëherë e rikonfirmoj mbështetjen që do të ketë FSK-ja nga ky komision.Ai gjithashtu përmendi edhe vizitën e komisionit për Siguri në Asamblenë e Nato-s.

“Na kemi qenë në një vizitë të rëndësishme në Asamblen e Nato-s por e vetmja pikë që kemi qenë krenar ka qenë raporti i Nato-s me FSK-në. Shpresoj që sa me shpejtë FSK-ja të shëndrrohet në ushtri si garantuese e integritetit territorial”, tha Selimi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit