Gjenerali iranian: “Do ta zhduk Izraelin nga harta” nëse…!

1070
0

Nënkryetari i Korpusit të Gardës Islamike Revolucionare të Iranit tha të hënën se strategjia e Teheranit ishte që përfundimisht të fshinte Izraelin nga “hartë politike globale”.

Zv/komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, gjeneral brigade Husein Selami, e bëri këtë deklaratë të hënën duke folur me gazetarët në margjinat e konferencës së parë kombëtare mbi “arkitekturën mbrojtëse dhe të sigurisë të Pushtetit Islam” në Teheran.
“Ne deklarojmë se nëse Izraeli do të ndërmarrë ndonjë hap për të filluar një luftë të re, pa dyshim, kjo luftë do të përfundonte me eliminimin e tij dhe territoret e pushtuara do të rimerren”, tha gjeneral Selami. Më parë të hënën, gjeneral Husein Selami, duke iu drejtuar konferencës mbi “arkitekturën mbrojtëse dhe të sigurisë të Pushtetit Islam”, tha se Irani po lufton kundër fuqive të mëdha botërore që kanë përqendruar vëmendjen e tyre të plotë në mposhtjen e Republikës Islamike.
Ai theksoi se Irani duhet gradualisht të shkatërrojë fuqinë e armikut duke thënë:
“Kjo është gjëja e parë që mund të përgatisë terrenin për arritjen e fitoreve të mëdha në kushte të pabarabarta”. Zv/komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se Irani nuk kishte “prani fizike të drejtpërdrejtë” në rajon, por ekzistojnë forca të mëdha, të cilat janë të pranishme në të gjithë rajonin, të cilat adoptojnë qasje të ngjashme me ato të Republikës Islamike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here