Gjenerali Mark Milley, kandidati i Trump për postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm

Mos i humb

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi të shtunën se kandidati i tij për postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm është gjeneralarmate Mark Milley.

Donald Trump njoftoi në “Twitter” se gjenerali me katër yje, i cili aktualisht shërben si komandant i Forcave Tokësore, do të zëvendësojë shefin e tanishëm të Shtatmadhorisë dhe njëherësh komandantin e Trupave të Marinës amerikane, gjeneralarmate Joseph F. Dunford, i cili do të pensionohet në tetorin e ardhshëm.

“Njoftoj me kënaqësi kandidatin tim, gjeneralin me katër yje Mark Milley, komandat i Forcave Tokësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – si shefi i Shtabit të Përgjithshëm, për të zëvendësuar gjeneralin Joe Dunford, i cili do të dalë në pension. Unë u jam mirënjohës këtyre dy burrave të pabesueshëm për shërbimin e tyre në vendin tonë! Data e kalimit mbetet për t’u përcaktuar”, shkroi Trump në median sociale.

Gjenerali Milley shquhet për karakterin e tij karizmatik në ushtrinë amerikane dhe për mbështetjen që u ofron grave ushtarake, të cilat kanë dëshirë të jenë pjesë e misioneve në zonat e luftimit.

Ndërsa gjenerali Joe Dunford u emërua në postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së nga ish-presidenti Barack Obama në vitin 2015. Donald Trumpi e mbajti atë në detyrë për një mandat të dytë dyvjeçar në 2017-n.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është oficeri ushtarak më i lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërben si këshilltar kryesor ushtarak i presidentit, sekretarit të Mbrojtjes dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Gjeneralit Milley i duhet të sigurojë miratimin e Senatit për të nisur detyrën në krye të Shtatmadhorisë së SHBA-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit