Gjenevë, fillon raundi i tetë i bisedimeve për Sirinë

Mos i humb

Sot në qytetin e Gjenevës në Zvicër pas pesë muajsh pauzë filloi raundi i tetë i bisedimeve, ku opozitarët sirianë vijnë nën një çati.

Në këto negociata në Gjenevë pritet të diskutohen katër çështje kryesore të përbëra nga qeveria e tranzicionit, kushtetuta, zgjedhjet dhe lufta kundër terrorizmit. Cilësia më e rëndësishme e raundit të tetë të negociatave të Gjenevës është se opozitarët sirianë marrin pjesë në këtë takim nën një çati.

Opozitarët të cilët u takuan javën e kaluar në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, për shkak të dëshirës për të marrë pjesë nën një çati në takimet ndërkombëtare formuan një delegacion të ri negociatorësh.

Në këtë delegacion të ri negociatorësh gjenden 36 persona nga të cilët 8 nga Koalicioni i forcave opozitare dhe revolucionare të Sirisë, 5 nga Koordimi lokal, 4 nga platforma e Kajros, 4 nga platforma e Moskës, 7 nga grupet ushtarake dhe 8 të pavarur.

Opozitarët me delegacionin e ri të negociatorëve synojnë të eliminojnë arsyen e pretenduar nga regjimi se “nuk mund të gjejnë bashkëbisedues në negociatat e Gjenevës për shkak të numrit të madh të platformave të opozitës siriane”.

Gjithashtu opozitarët të cilët në takimin e zhvilluar në Rijad në krye të Koordinimit të përgjithshëm të Komitetit të Lartë të Negociatave kanë sjelllë Nasir Hariri i cili ka ardhur në këtë pozicion pas Rijad Hixhab. Opozitarët kanë thënë se nuk do të mund të plotësohet qeveria e tranzicionit pa u larguar Bashar al Asadi dhe ekipi i tij nga qeveria. Ndërsa grupi i Moskës ka abstenuar në lidhje me këtë çështje.

Rajonet për “uljen e tensioneve”

Një tjetër cilësi e bisedimeve të Gjenevës është suksesi i armëpushimit dhe rajoneve për “uljen e tensioneve” pavarësisht shkeljeve të regjimit. Këto rajone kanë kontribuar për qetësinë në front dhe mbërritjen e ndihmave humanitare. Por, rajoni i Gutës Lindore e cila që prej 5 vitesh ndodhet nën rrethimin e regjimi ka mbetur jashtë këtyre dhe marrëveshja këtu nuk është zbatuar asnjëherë.

Ndalimi i konflikteve ofron mbështetje për procesin politik, ndërsa suksesi i rajoneve për “uljen e tensioneve” shihet si zbatim i disa komponentëve të vendimit 2254 të Kombeve të Bashkuara dhe në lidhje me ndërtimin e besimit dhe ndihmat humanitare.

Mesazhi i përbashkët i vendeve garantuese në Samitin e Soçit, i cili u zhvillua me pjesëmarrjen e liderëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, ishte në cilësinë mbështeste për mbrojtjen e integritetit territorial dhe zgjidhjes politike të Sirisë.

Pakësimi i zonave të ndikimit të organizatës terroriste DEASH në Siri është konsideruar si një dimension i ri për zgjidhje. Fuqitë e huaja si Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) luftën kundër DEASH-it e mbajnë para tranzicionit politik. Për këtë arsye, pakësimi i zonave të ndikimit të DEASH-it në Siri është në plan të parë si një faktor që rrit fokusin e zgjidhjes.

Pikëpamjet e palëve pjesëmarrëse në Gjenevë për procesin e tranzicionit dhe ndërtimin e qeverisë së tranzicionit ndryshojnë. Veçanërisht opozitarët sirianë, të mbështetur nga Turqia, mendojnë se është e nevojshme të krijohet një qeveri tranzicioni me autoritet të plotë. Ndërsa Irani dhe Rusia, të cilat mbështesin Bashar al Asadin, duan një formulë për pjesëmarrje të qeverisë aktuale./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit