Gjenevë, fillon takimi i Komitetit Kushtetues për Sirinë

Mos i humb

Përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë, Geir O. Pedersen në ceremoninë e hapjes së takimit të Komitetit Kushtetues për Sirinë deklaroi se “Anëtarët e regjimit dhe opozitarëve janë ulur këtu përballë njëri tjetrit. Ky është një moment historik”.

Pedersen në takimin e Komitetit Kushtetues për Sirinë i cili zhvillohet për herë të parë në Gjenevë të Zvicrës bëri të ditur se në sallë mes dy delegacioneve ndodhen 50 anëtarët e shoqërisë civile, të cilët për faktin që janë persona nga fe, rajone dhe me përvoja të ndryshme ata do të ofrojnë një kontribut të madh për procesin.

“Komiteti mblidhet duke u bazuar mbi disa parime. Kushtet e OKB-së, rezolutat e Këshillit të Sigurimit, uniteti, sovraniteti dhe pavarësia e Sirisë, hartimi i Kushtetutës. Këto përbëjnë parimet tona ku sirianët udhëheqin dhe janë pronarë të procesit”, tha Pedersen.

“Nga ekipi im mos prisni që të thonë se çfarë do të shkruani në Kushtetutën tuaj. Jeni ju sirianët, anëtarët e këtij Komiteti që do të përgatisni vetë draftin dhe të cilin populli i Sirisë do ta miratojë”, tha Pedersen duke vënë thkesin se do të marrë përsipër detyrën e ndërmjetësit me të gjithë qëllimin e mirë.

Takimi i Komitetit në të cilin ndodhen 150 anëtarët sirianë do të vazhdojë me fjalimin që do të mbahet nga bashkë-kryetari i delegacionit të regjimit, Ahmed Kuzbari dhe bashkë-kryetari i delegacionit të opozitarëve, Hadi el Bahra.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit