Gjenevë, fillon takimi për formimin e komisionit kushtetues në Siri

Mos i humb

Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë Staffan de Mistura, është takuar në Gjenevë të Zvicrës me zyrtarët turq, rusë dhe iranianë, garantuesit e procesit të Astanas, në lidhje me formimin e komisionit kushtetues në Siri.

Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat në selinë e OKB-së në Gjenevë po diskutohet formimi i komisionit kushtetues, pët të cilin u vendos në Kongresin Kombëtar të Dialogut të mbajtur në Soçi të Rusisë më 30 janar.

Në takim, ashtu si dhe në mbledhjen në Astana, Turqia përfaqësohet nga Zëvendës nënsekretari i Ministrisë së Jashtme, Sedat Önal, delegacioni rus, nga përfaqësuesi special i presidentit rus Vladimir Putin për Sirinë, Alexander Lavrentyev, ndërsa delegacioni iranian nga zëvendësministri i Jashtëm, Hussein Cabiri Ansari.

De Mistura javën e kaluar tha se përpjekjet e tyre janë përqendruar për formimin e komisionit kushtetues.

Ai ka bërë të ditur se regjimi i Bashar al Assadit ka propozuar 50 emra për të marrë pjesë në komisionin kushtetues, ndërsa edhe opozita vazhdon punimet në formimin e listës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit