Gjenevë, përfundon pjesa e parë e bisedimeve për Sirinë

Mos i humb

Kanë përfunduar bisedimet e raundit të tetë në Gjenevë të cilat kishin temë Sirinë, mirëpo në ketë pjesë të bisedimeve nuk pati ndonjë zhvillim konkret.

Opozitarët ishin të pranishëm si delegacion i vetëm në këto bisedime, ku dhe zhvilluan takime me përfaqësues të OKB-së, ndërsa delegacioni i regjimit, i cili me vonesë u bashkua në bisedime, është distancuar nga negociatat e drejtpërdrejta, pavarësisht insistimeve të opozitarëve dhe OKB-së.

Me këtë, sot përfundoi pjesa e parë e bisedimeve jo të drejtpërdrejta, bisedime të cilat filluan më 28 nëntor në Gjenevë të Zvicrës.

Opozitarët u mblodhën në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, më 23 dhe 23 nëntor, duke formuar një Këshill të Lartë Negociator të ri dhe gjithëpërfshirës.

Këshill i lartë i negociatave brenda tij përfshiu grupe të afërta me Kajron dhe Moskën, si dhe disa emra të pavarur, me çka në këtë mënyrë synonte të eliminonte arsyen e paraqitur më parë nga regjisimi i Asadit për “mos gjetjen e bashkëbiseduesve të vetëm përballë tyre”.

Bëhet e ditur se Këshill i Lartë Negociator me përfaqësuesin special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, ka zhvilluar katër takime në të cilat është diskutuar kryesisht mbi përmbajtjen e kushtetutës.

Kreu i delegacionit të regjimit Bashar Jaafari, në një deklaratë pas bisedimeve të cilat zgjatën rreth dy orë, ka mbrojtur idenë e tij se kanë përjetuar një problem të madh në negociata, duke e paraqitur si arsye “përdorimin e një gjuhe të minuar dhe provokuese” në deklaratën përfundimtare të takimit që opozitarët kanë zhvilluar në Riad.

Jaafari, më tej është shprehur se kjo është arsyeja se nuk i pranojnë bisedimet e drejtpërdrejta dhe se ende nuk është e qartë nëse do të marrin pjesë ose jo në bisedimet që do të rifillojnë sërish brenda javës së ardhshme.

Opozitarët në deklaratën e Riadit theksuan se nuk pranojnë fillimin e qeverisë së tranzicionit, pa dhënë dorëheqje presidenti Bashar al-Assad nga detyra e tij.

Ndëkohë, delegacioni opozitar nën udhëheqjen e Naser al-Haririt, para takimit me de Mistura-n, përmes zëdhënësit të delegacionit Yahya Aridi, theksuan se, “Kemi ardhur në zyrën e OKB-së për të marrë pjesë në takimin e fundit për të gjetur një zgjidhje politike si një delegacion i vetëm”.

Ndër të tjera, Aridi njoftoi se do jenë të pranishëm deri në fund të negociatave./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit