Gjeologët: Planeti Tokë mund të ketë qenë i mbuluar i tëri me ujë.

Mos i humb

Bill Gates: Të mbyllet gjithçka për 10 javë, nëse duam ta mundim koronavirusin

Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, në një shkrim autorial të botuar në Washington Post, u ka bërë apel autoriteteve në SHBA...

Ky është orari i ri i qarkullimit të autobusëve në kryeqytet

Trafiku Urban ka njoftuar se nga sot autobusët janë në qarkullim gjatë kohës: 06:00 – 16:30. Përmes një postimi...

Shefi i FBI-së: Do të punojmë për zbardhjen e fatit të ish-agjentit në Iran

Shefi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) Chris Wray, ka thënë se kjo agjenci për zbatim të ligjit nuk do të dorë...

Numrat e emergjencës/ Ministria e Jashtme: Shqiptarët e mbetur jashtë, ja ku mund të telefonojnë

Nga situata e pazakontë, e krijuar prej pandemisë Covid-19, shumë shtetas shqiptarë kanë ngelur të bllokuar në disa vende të ndryshme të...

Gjeologët thonë se kanë gjetur prova se planeti Tokë ka qenë i mbuluar nga një oqean, i cili e ktheu planetin në një “botë uji”, më shumë se 3 miliardë vjet më parë.

Supozimet e tilla thuhet se “bazohen” në atë çfarë është gjetur në një copë të lashtë të kores oqeanike, që sipas shkencëtarëve shfaqnin se planeti dikur nuk kishte pasur tokë.

Nëse gjetjet konfirmohen nga studimet e ardhshme, shkruan The Guardian, ato do të mund të vërtetojnë teoritë e tyre se ku dhe si lindi jeta e parë njëqelizore në Tokë, dhe cilat planete të tjera mund të jenë të banueshme në të ardhmen.

“Një Tokë e hershme pa kontinente mund të ketë ngjasuar me një ‘botë me ujë’, duke siguruar një kufizim të rëndësishëm mjedisor mbi origjinën dhe evolucionin e jetës në Tokë, si dhe ekzistencën e mundshme diku tjetër”, shkruajnë shkencëtarët në Nature Geosciene.

Boswell Wing, nga Universiteti i Kolorados, Boulder dhe ish-studenti i tij, Benjamin Johnson, filluan projektin për të zbuluar se si dukej planeti Tokë miliarda vjet më parë.

Puna e tyre u përqendrua në një hapësirë gjeologjike të quajtur “rrethi Panorama” në skajin e Australisë veriperëndimore.

Aty, siç thuhet më tej, shkencëtarët u përqendruan në lloje të ndryshme të oksigjenit që ujërat e detit kishin sjellë në kore.

Në veçanti, ata analizuan sasitë relative të dy izotopeve, oksigjenit-16 dhe oksigjenit -18, në më shumë se 100 mostra të gurit.

Ata zbuluan se uji i detit përmbante më shumë oksigjen -18 kur korja u formua 3.2 miliardë vjet më parë.

Ndërkaq ata shpjegojnë se Toka nuk kishte kontinente në atë kohë, sepse në rastin e formimeve, argjilat që ato përmbajnë thithin izotopet e rënda të oksigjenit në oqean.

“Realisht pa kontinente mbi oqean, vlera e oksigjenit do të ishte e dallueshme nga sot, që është pikërisht ajo që gjetëm”, tha Johnson.

Gjetjet nuk nënkuptojnë se Toka ishte krejt pa tokë në atë kohë. Shkencëtarët dyshojnë se mund të kenë ekzistuar disa “mikrokontinente” që mund të kenë dalë jashtë oqeanit në disa vende, mirëpo nuk mendojnë se planeti ka pasur kontinente të mëdha të pasura me tokë aq sa ka tani.

“Pamjet e planetit të dikurshëm më ngjajnë me ishujt Galapagos nga perëndimi; hapësirat e gjera të ujërave të oqeanit në veri, e dizajnuar me ishuj të vegjël shkëmborë vullkanikë që mezi zhyten mbi sipërfaqen e oqeanit”, tha Wing.

Të tjera shpjegime janë të mundshme, vënë në pah ata.

Sipas tyre, kontinentet më parë janë formuar shumë më ngadalë sesa ato sot, ose argjilat kontinentale që thithin izotopet e rënda të oksigjenit janë formuar më shumë në det sesa në tokë.

Me gjithë supozimet, ende mbetet mister se kur u formuan kontinentet e para në planetin Tokë, me gjasë me humbjen e nxehtësisë në brendësi të Tokës.

Mirëpo, siç supozohet më tej, rreth gjysmë miliardë vjet më parë, Toka u mbizotërua nga super kontinenti Gondwana, i cili zgjati në periudhën e Jurasic, rreth 180 milionë vjet më parë.

Dhe Wing tani planifikon të shoh raportet e izotopit të oksigjenit në koren e re oqeanike për të zbuluar kur u shfaqen kontinentet globale.

“Materiali kontinental i ruajtur është i vjetër përafërsisht 4 miliardë vjeç, ndërsa rreth rritjes dhe shfaqjeve të masave tokësore të kontinentit debatohet ende”, tha Alan Hastie një petrolog në Universitetin e Birmingham.

“Shkencëtarët e Tokës përdorin një sërë metodash për të provuar se si vëllimi i kontinenteve ka ndryshuar me kalimin e kohës. Kjo është e rëndësishme pasi vullkanizmi i shoqëruar me rritjen kontinentale dhe erozionin e mjegullave të tokës ka modifikuar përbërjen e oqeaneve dhe atmosferës së Tokës. Prandaj, çdo studim i ri që na ndihmon për sasinë e shfaqjes kontinentale është i mirëpritur”,

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Shkenca shpjegon: Si penetron dhe godet koronavirusi organizmin

COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, në shumë raste kalon pa shfaqur simptoma. Por në një pjesë të mirë...

Mësoni të piqni pogaçe të shijshme me sodë bikarbonati

Me ndihmën e udhëzimeve do të gatuani pogaçe të shkëlqyeshme të cilën familjarët tuaj do ta adhurojnëPër të dalë pogaçja e mirë,...

Asnjë i burgosur në Burgun e Mitrovicës nuk është me koronavirus

Departamenti Shëndetësor i Burgjeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë njofton se asnjë i burgosur nuk është i prekur me COVID-19.

Qeveria emëron bordet e disa ndërmarrjeve publike

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirr mbledhjen korresponduese (mbledhja...

Kosovë, me një rast të ri, rritet në 126 numri i të infektuarve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar edhe për një rast të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19),...