Gjeopolitikë me varfërinë: britanikët refuzojnë t’i japin Venezuelës arin e saj me vlerë 1.2 miliardë dollarë

Mos i humb

 

Banka Qendrore e Mbretërisë së Bashkuar, nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka refuzuar t’i japë Venezuelës një sasi ari me vlerë 1.2 miliardë dollarë që i takon këtij vendi, ka raportuar Bloombergu amerikan.

Banka Qendrore britanike mësohet të ketë një rezervë ari të Venezuelës me vlerë tetë miliardë dollarë. Ky vend ka kërkuar dorëzimin e një pjese prej 1.2 miliardë dollarë, por Britania e Madheka refuzuar ta bëjë këtë.

Venezuela është në këtë përpjekje prej disa muajsh dhe presidenti i Bankës Qendrore vendase, Calixto Ortega në dhjetor të vitit të kaluar vizitoi Mbretërisë së Bashkuar me qëllim të arritjes së një marrëveshje për transferimin, por ishte pa dobi.

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt, pas një takimi me zyrtarë amerikanë, tha se ishte e qartë se Nicolas Maduro nuk është udhëheqësi legjitim i Venezuelës, dhe se Juan Guaido është personi i duhur i cili do të marrë drejtimin e vendit.

Mediat amerikane thonë se Britania e Madhe refuzoi të dorëzojë arin pas presionit nga Presidenti Trump, Sekretari i Shtetit Mike Pompe dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit