Gjeorgji, protesta për shkak të arrestimit të Saakashvilit në Ukrainë

Mos i humb

Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, janë organizuar protesta për shkak të arrestimit të ish-presidentit të këtij vendi, Mikheil Saakashvili.

Krerët e Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare si dhe shumë qytetarë morën pjesë në marshin protestues pasi Saakashvili u arrestua të martën në Kiev, Ukrainë.

Anëtarët e partisë dhe qytetarë u mblodhën në rrugën Rustaveli, prej ku ecën deri te godina e Qeverisë. Protestuesit mbanin flamuj të Gjeorgjisë dhe Ukrainës duke brohoritur me slogane “Rroftë Gjeorgjia “ dhe “Rroftë Saakashvili”.

Nika Melia dhe Zaal Udumashvili, krerët e partisë, akuzuan Qeverinë e Gjeorgjisë dhe Ukrainës për komplot kundër Saakashvilit.

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, të cilin më herët iu pezullua shtetësia ukrainase, u arrestua të martën në Ukrainë. Saakashvilin nga automjeti i forcave të sigurisë e liruan mbështetësin e tij./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit