“Gjermanët që vizitojnë Turqinë lidhin vendet së bashku”

Mos i humb

Sipas një zyrtari të lartë gjerman, gjermanët që shkojnë në Turqi për pushime i lidhin të dy vendet së bashku, duke shtuar se ai vetë kaloi një pushim në Turqi.

“Turizmi po lidh të dy vendet. Për momentin kemi nevojë për këtë më shumë se kurrë”, tha për një gazetë gjermane Thomas Bareiss, sekretari shtetëror në Ministrinë Federale për Çështje Ekonomike dhe Energjetike.

Duke theksuar se sapo kishte shkuar për pushime në Turqi, Bareiss, njëherësh komisioner gjerman për turizmin, tha se: “Për mua nuk ka asnjë arsye të mos shkoj në pushime atje”.

“Stabiliteti dhe partneriteti janë në interes të gjermanëve, por edhe në interes të popullit turk”, shtoi ai.

Sipas gazetës gjermane, gjithsej 1,56 milionë turistë gjermanë ishin në pushime në Turqi gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 25 për qind krahasuar me vitin e kaluar./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit